Revoltë për pagat dhe kontratat te Vllaznia, Boniface desh fundosi Partizanin

schedule08:29 - 21 Maj, 2020

schedule 08:29 - 21 Maj, 2020

Vllaznia ka probleme dhe gjithçka lidhet me kontratat dhe pagat e pamarra. Një ditë më parë lojtarët u revoltuan dhe kërkuan zgjidhje, pasi për këtë vit ende nuk kanë marrë asnjë pagesë.

Pengesë janë burokracitë, ndërkohë që Këshilli Bashkiak më parë ka kërkuar pasqyrat financiare, para se te miratojë fondin për klubin dhe më pas lojtarëve t’u kalojnë pagat në llogari.

Trajneri Mirsad Jonuz ka kërkuar që lojtarët të paguhen dhe ky është lajmi kryesor i të përditshmes “Panorama Sport”. Tekniku shprehet se do takojë administratorin Suad Lici për të sqaruar gjithçka, pas lojtarëve në fund të muajit u mbarojnë kontratat.

 

GJYQI NË FIFA – Aris Limasol kishte pretendime për Mathew Boniface, i cili ka qenë pjesë e qipriotëve në sezonin 2015/16. Paraqitjet e nigerianit ishin të mira në Qipro, teksa luante rregullisht dhe kishte shënuar 8 gola.

Boniface u largua nga Aris, që e çoi çështjen në FIFA, dhe u regjistrua si lojtar i Trepça ’89. Për disa kohë madje u stërvit edhe me Skënderbeun, që pas lëvizjes së skuadrës qipriote, qartësoi se sulmuesi nuk ishte pjesë e tyre, por e klubit nga Mitrovica.

Më pas ishte Partizani klubi që e mori sulmuesin nga Trepça’ 89. Boniface nuk la gjurmë me të kuqtë, ndërkohë që gazeta e sipërpërmendur shkruan se klubi kryeqytetas i ka shpëtuar një gjobe prej 400 mijë eurosh, pasi Aris i kishte çuar në gjyq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!