Lajm i fundit nga merkato: PSG interesohet për firmën e mbrojtësit të Milanit, Theo Hernandez. Kuqezinjtë i paguan Real Madridit vetëm 25 milion euro në verë për të siguruar firmën e francezit dhe duket një investim shumë i zgjuar.
Kampionët e Francës kërkojnë me doemos një mbrojtës të majtë, pasi as Bernat, dhe as Kurzawa, nuk kanë bindur dhe priten të largohen. Gjithsesi, çmimi që i ka vendosur Milani mbrojtësit 22 vjeçar, është i kripur.
Për mëngjarashin, drejtuesit e “Djallit” nuk do të shqyrtojnë asnjë ofertë poshtë 50 milion euro, minimalisht duke dyfishuar investimin e tyre. PSG nuk i ka problem paratë, ndërsa të reja të tjera, priten të zbardhen gjatë ditëve të ardhshme./abcnews.al
Paris Saint-Germain will have to pay at least €50m to make Milan even think about selling Theo Hernandez, claim reports https://t.co/SlyBruTDUU #ACMilan #PSG pic.twitter.com/pijjE9lFIh
— footballitalia (@footballitalia) May 20, 2020