Philippe Coutinho duket se do të qëndrojë te Bayern Munchen, të paktën deri në përfundimin e Champions League. Kështu raporton e përditshmja katalanase, Diaro Sport. Fantazisti brazilian pritej të rikthehej në Barcelonë, pasi te Bayern nuk e duan më.
Gjithsesi, duket se Coutinho do të qëndrojë dhe për disa muaj në Mynih, për t’u rikthyer më pas në Camp Nou për sezonin e ri. Por, as te Barcelona nuk e duan, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Quique Setien.
Chelsea në Premier League, po studion me kujdes situatën e Coutinhos, pasi Blutë e Londrës e duan në ekip 27 vjeçarin. Barça kërkon 100 milion euro për kartonin e Coutinhos, por me situatën financiare që është krijuar për shkak të pandemisë Koronavirus, marrëveshja mund të arrihet për një shumë më të ulët./abcnews.al
Philippe Coutinho back in training on his own https://t.co/epMhaZACVN
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) May 20, 2020