Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Korça Little Paris”, maratona e qytetit/ 1 mijë vrapues nga disa vende garuan në 3, 5 dhe 21 kilometra

schedule16:06 - 20 Shtator, 2026

schedule 16:06 - 20 Shtator, 2026

Mbi 1 mijë  vrapues në edicionin e parë të Maratonës,  “Korça Little Paris”

Rrugët e Korçës u kthyen këtē tē diel  në një pistë vrapimi. Mbi 1 mijë  vrapues morën pjesë në edicionin e parë të “Korça Little Paris”, në tri distanca, 3, 5 dhe 21 kilometra.

Pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Italia, Gjermania dhe vende të tjera iu bashkuan garës, e cila përcolli emocione dhe ardenalinë deri nē finish.

Në disiplinēn 5 kilometra triumfoi Lis Binaku, nga Gjakova.

Garën e  3 kilometrave e fitoi, Bruno Puqja.

Ndërsa në 21 kilometra, triumfoi maratonisti i spikatur,  Ilir Këllëzi.

Gara mblodhi pjesëmarrës të të gjitha moshave, nga fëmijēt deri tek mosha e thyer. 74-vjeçari Robert Naslazi përshkoi 5 kilometra.

Në start ishte edhe 81-vjeçari Sotir Qiriaqi, me mbi 390 gara të zhvilluara në qytete të ndryshme të botës.

Edicioni i parë solli një atmosferë festive në qytet, ndërsa organizatorët synojnë që “Korça Little Paris” të kthehet në një traditë të përvitshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!