Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra rrënjë ullinjsh

schedule15:14 - 20 Shtator, 2026

schedule 15:14 - 20 Shtator, 2026

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e së dielës prane varrezave te fshatit Babicë.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Ndërkohë, flakët jane arritur te lokalizohen ndersa situata mbetet ne monitorim

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!