Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, mbi 2 mijë gjoba për shkelje/ Dy shoferë në pranga, 3 të tjerë nën hetim, pezullohen edhe patentat

schedule15:26 - 20 Shtator, 2026

schedule 15:26 - 20 Shtator, 2026

Dy persona u vendosën në pranga nga Policia rrugore e Shkodrës, në harkun kohorë të dy javëve, për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” . 3 drejtues automjetesh po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa  janë pezulluar 9 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Gjatë 14 ditëve të fundit, në Shkodër vendosën 2 mijë e 228 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Masat administrative përfshijnë shkeljet për shpejtësi mbi normën e lejuar, parakalime të gabuara, mos vënien e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjete etj.

Kontrollet u kryen në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale  duke përdor mjetet bashkëkohore. Ndëshkimi i shoferëve që drejtojnë automjetin nën efektin e drogës apo alkolit, apo duke kryer shkelje të tjera mbeten në fokusin e policisë rrugore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!