Protesta e minatorëve/ Xibri: Takimi me Ramën javën e ardhshme

schedule15:05 - 21 Mars, 2018

schedule 15:05 - 21 Mars, 2018

Minatorë nga e gjithë Shqipëria protestuan sot përpara kryeministrisëper te kerkuar miratimin e statusit te tyre. Një përfaqësi e sindikatës hyri në bisedime me zyrtarë të qeverisë, ku u ra dakord për një takim me Kryeministrin Rama brenda javës së ardhshme.

Pas disa tentativash për të hyrë me forcë në Kryeministri, rreth dy orë protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe bllokimit të qarkullimit për automjetet, minatorët arritën të zhvillojnë një takim me përfaqësues të Kryeministrit.

Takimin e kërkuan me shefin e qeverisë, por shqetësimet e tyre i dëgjoi koordinatorja e tij në zyrën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Miratimi i statusit të minatorit është kërkesa kryesore e punonjësve të nëntokës.

Nga takimi rreth 20 minuta përfaqësuesit e minatorëve dolën me këtë qendrim.

“Ishte as mish as peshk, brenda javës së ardhshme do kemi një takim me kryeministrin për t’i diskutuar gjërat konkretisht”- tha Xibri pas takimit.

Nëse takimi me Kryeministrin nuk realizohet minatorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave të tyre./abcnews.al