Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuarve me koronavirus në vend. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 ndërsa dje kishim vetëm një rast.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndëra në total numri i të infektuarve rritet në 964. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Ndërsa, numri i rasteve aktive në vend është 175, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1 /abcnews.al/