31 persona janë paraqitur në spital me lëndime gjatë protestës së zhvilluar ditën e diel në Tiranë.
Sipas të dhënave të fundit, mes të lënduarve janë 21 efektivë policie, 5 protestues, 4 kalimtarë dhe është shtruar një përfaqësuese e medias.
Aktualisht, në Spitalin Universitar të Traumës janë 2 protestues që po plotesohen me ekzaminime dhe konsulta.
Ndërkaq, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektivë policie dhe 3 protestues.
Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë./abcnews.al


