Një makinë e grabitur u përplas me një shtyllë elektrike në lagjen 10 Korriku në Vlorë. Drejtuesi i saj e ka braktisur, dhe në sedilje policia ka gjetur gjurmë gjaku. Makina sipas të dhënave të para i përket një punonjësi policie.
Sipas policisë ka dyshime që autorët pasi e kanë grabitur makinën kanë qenë me shpejtësi dhe kanë përfunduar në aksident. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre, thuhet në njoftimin zyrtar. /abcnews.al