Ish-sulmuesi i Real Madrid, PSG-së, Stoke City dhe tashmë i Sporting Lisbonës, Jese Rodriguez, ka qenë gjithmonë problematik me vendimet e tij që ka marrë. Por, vendimi i fundit, është me të vërtetë diçka shumë e madhe.
Ai u nda nga e dashura e tij, Janura Barm, pasi e la shtatzënë. Barm, 25 vjeçe, është modele dhe priste të sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, në krahët e Jese Rodriguez, por sulmuesi është larguar dhe ka shkëputur marrëdhëniet.
Lajmin që Barm është shtatzënë, e konfirmoi vetë 25 vjeçarja, e cila bëri një postim me të vërtetë prekës në Istagramin e saj zyrtar: “Mami do të jetë gjithmonë në anën tënde, me forcë dhe përgjegjësi maksimale për sa kohë do të jesh gjallë. Nuk ka rëndësi nëse jeta do të na vijë si shi, diell apo vetëtime. Më ke dhënë forcë që të kuptoj sa e fortë jam dhe më duket, se të jesh e fortë është opsioni i vetëm që më ka mbetur”, shkroi 25 vjeçarja./abcnews.al