E shtuna ishte një dite perfekte për të shëtitur buzë liqenit në Shkodër.
Bregu ishte i mbushur plot me familjarë, të rinj e të reja. Disa në këmbë dhe të tjerë me biçikleta shijuan ditën me diell.
Qendra e Shirokës është vendi më atraktiv për të kaluar orët e paradrekës.
Qytetarë të Shkodrës kanë preferuar, qendrën e Shirokës dhe bregun e liqenit për të kaluar këtë të shtunë në orët e paradrekës.
Ndërkohë që disa po përgatiten për të hapur lokalet, disa të tjerë po punojnë rehabilitimin e kësaj qendre të Shirokës.
Më të rinjtë nuk mundën ti rezistojnë ujit, ndërsa më besnikët janë të apasionuarit pas peshkimit…
Ndërkohë Shkodra dalë nga dal po i rikthehet normalitetit./abcnews.al