Pas hapjes graduale ka filluar rritja e rasteve me koronavirus duke kthyer atë që quhet “vala e dytë” e infeksionit. Një ditë më parë u konfirmuan 18 raste të reja, ndërsa sot Silva Bino foli për 18 raste të reja duke e çuar në 916 numrin total të të prekurve.
Sipas ISHP, rastet e reja janë në Durrës (7), Berat (5), Tiranë (4) dhe Krujë (2).
Abcnews.al raportoi pak më parë për shtatë raste të reja me koronavirus në Durrës, gjashtë prej të cilëve janë punonjës të rrjetit të fasonerive “Endi”. Kjo e fundit ka fasoneri edhe në Krujë dhe duket se tashmë po infeksion edhe Durrësin, i cili më herët kishte dalë nga harta COVID.
E pranishme në konferëncën për shtyp, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi për mbyllje nëse do të vijohet me rritje të rasteve të reja me koronavirus.
“Fakti që nuk keni një të afërm të prekur me koronavirus, nuk do të thotë që ai nuk është prezent”, tha Manastirliu duke theksuar se kjo është dita e dytë me numrin më të madh të të prekurve gjatë javëve te fundit.
“Është maksimumi i lejuar në skenarin për rihapjen. Është në dorë të qytetarëve nëse do të vijojmë me planin e hapjes apo do të ngremë frenat e emergjencës”, tha Manastirliu.
STATISTIKAT
Testime totale 11988
Testime molekulare 11458
Testime serologjike 530
Raste pozitive 916
Raste të shëruara 705
Raste Aktive 180
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 77
Krujë 46
Shkodër 16
Kamëz 12
Berat 10
Durrës 9
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1. /abcnews.al

