Evakuohen nxënësit në Durrës, uji futet brenda shkollës

schedule13:46 - 19 Mars, 2018

schedule 13:46 - 19 Mars, 2018

Nga situata e rënduar e përmbytjeve, policia ka evakuuar nxënësit në shkollën “Met Hasa” në Durrës.

Mësohet se uji brenda ambienteve të shkollës ka arritur deri në 1 metër.

Reshjet shiut me intensitet të lartë kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Durrësit.

Shumë lagje janë përmbytur, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve si dhe në qarkullimin e automjeteve./abcnews.al