Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID/ Ndryshe nga ditët e tjera, sot ISHP nuk e tha: Sa ishte niveli i pozitivitetit 24 orët e fundit

schedule11:18 - 14 Maj, 2020

schedule 11:18 - 14 Maj, 2020

ISHP publikoi shifra të larta të të prekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vend. Këto shifrat kanë shkaktuar shqetësim pas disa ditësh me numër të ulët të të prekurve.

Kjo gjë ka detyruar ISHP-në që të mos publikojë edhe raportin mes testeve të kryera dhe testeve që kanë rezultuar pozitive. Ndryshe nga sot, ISHP e kishte raportuar këtë shifër në çdo deklaratë të ditëve të fundit.

Kështu për shembull, një ditë më parë raporti mes testeve të kryera dhe tamponëve që kanë dalë pozitivë ishte 1.64 për qind, dy ditë më parë ishte 3.3 për qind, ndërsa sot është rritur ndjeshëm duke shkuar në 9.4 për qind.

Deri më tani kemi të shëruar rreth 77 për qind të të prekurve duke bërë që numri i pacientëve aktivë të jetë 173.

Rastet e reja sot janë shënuar në Tiranë (11), Krujë (4), Berat (2) dhe Durrës (1). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!