Lehtësimi i masave ndaj koronavirusit po shoqërohet me rritje të numrit të të prekurve.
ISHP ka konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit duke e çuar në 898 numrin total të të prekurve.
11 raste pozitive gjatë ditës së sotme janë konstatuar në Tiranë, 4 janë në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.
ISHP deklaron se pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, por që tregon qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.
Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga qytetarët.
“Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll”, shprehet Eugena Tomini nga ISHP.
Ditët e fundit ishin karakterizuar nga një numër i ulët të prekurish, ndërsa qytetet më problematike janë Tirana dhe Kruja.
Raste të reja sot
Tirana, 11 raste
Kruja, 4 raste
Durrësi, 1 rast
Berati, 1 rast
STATISTIKA
Testime totale 11769
Testime molekulare 11239
Testime serologjike 530
Raste pozitive 898
Raste të shëruara 694
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 81
Krujë 47
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 5
Elbasan 2
Durrës 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1. /abcnews.al