Shtetet e Bashkuara të Amriekës janë vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, ku deri më tani kanë humbur 81 796 persona. Të dhënat e orëve të fundit tregojnë se numri i të infektuarve deri më tani si pasojë e koronavirusit ka arritur në 1 385 893 persona.
Mediat amerikane bëjne me dije se të moshuarit konsiderohen me rrezik të lartë për infektimin me koronavirus dhe vdesin nga komplikimet që lidhen me virusin, për shkak se shpesh kanë probleme shëndetësore.
Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në botë ka arritur në 287 932 persona, ndërsa i të infektuarve 4 279 293 në të gjithë botën./abcnews.al

