Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe nënkryetari Enver Hafizi u shoqëruan në polici të dyshuar për shpërdorim të detyrës.
Bashkë me ta, policia ka bërë shoqërimin edhe të 23 personave të tjerë, mes tyre edhe Drejtoresha e Drejtorisë së Bujqësisë, Gjelina Bacaj.
Ndërkohë thuhet se për Frrokaj dhe Havizin, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Por në një komunikim telefonik nënkryetari Hafizi ka thënë se nuk janë shoqëruar në polici dhe ende nuk u kanë paraqitur ndonjë akt apo dokument për shkakun.
Burime të tjera nga policia thonë për ABC News se titullarët e bashkisë akuzohen për tjetërsim pronash në bregdet, kryesisht te “Rana e Hedhun”.
Fran Frrokaj u zgjodh në krye të Bashkisë së Lezhës, pasi doli fitues në zgjedhjet lokale në vitin 2015./abcnews.al