Bushi: Shqipërisë po i vijnë lojtarë të mirë, do rivalizojmë ekipet e mëdha

schedule18:16 - 8 Maj, 2020

schedule 18:16 - 8 Maj, 2020

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, nga fushat e Kompleksit Kombëtar në Kamzë, foli në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport. “Nuk është vetëm çështje e Shqipërisë. Dalëngadalë duhet të nisin përgatitjet te moshat dhe te Superiorja. E mira është të nisë.

Patjetër ka pasur shumë minuse nga kjo periudhë. Do jetë një punë e madhe nga trajnerët, sidomos për ata që merren me përgatitjen fizike. Duhet shumë kujdes, pasi lojtarët vijnë të uritur për t’u stërvitur dhe mund të dëmtohen. Gjithçka duhet bërë në mënyrë graduale”.

TALENTET – “Apolonia ka lojtarë të mirë, kemi marrë deri në 3 lojtarë aty. Ata luajnë në Kategorinë e Parë. Normalisht i shohim talentet, edhe pse luajnë aty. I kemi nën vëzhgim. Nga Superiorja ka pasur shumë lojtarë. I kemi marrë ata që kanë pasur moshën. Duhet të jemi të sigurt që nuk na shpëton ndonjë talent. Thjesht bëjmë zgjedhje, nuk anashkalojmë asnjë”.

TRAJNER I KOMBËTARES – “Jam mirë tek ekipi Shpresa. Kam nevojë për eksperiencë dhe të rritem. Këtë kohë kam pasur mundësi të punoj. Kemi lexuar shumë libra sportivë. Nuk e kam menduar për momentin atë post. Dua t’i shërbej na maksimumin vendit tim, siç kam bërë si lojtar, ashtu edhe tani si trajner”.

“Unë të drejtoj një klub? Ndihem mirë aty. Kam një kontratë. Kemi shumë lojtarë cilësorë, që po shkojnë në ekipin A. Ndihem shuam i lumtur për këtë, jo vetëm. Shumë shpejt do të luftojë edhe për të mundur ekipet e mëdha në botë, me ata lojtarë që ka dhe me ata që po i vijnë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!