Përmbytjet në Shkodër/ Ministria e Mbrojtjes: Priten reshje të dendura

schedule11:05 - 16 Mars, 2018

schedule 11:05 - 16 Mars, 2018

Ministria e Mbrojtjes njofton se 24 orët e ardhshme pritet të përkeqësohet situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës. Shkak, sipas kësaj ministrie, pritet të jenë reshjet e dendura të paralajmëruara nga shërbimi meteorologjik i ushtrisë.

Në njoftimin më të fundit të bërë publik mëngjesin e sotëm, thuhet se në zonën e Nënshkodrës, në fshatin Obot, niveli i ujit ka rënë në krahasim me ditën e enjte. Aktualisht në rrugët e këtij fshati, njofton ministria e Mbrojtjes, niveli i ujit është rreth 70 centimetra.

Nxënësit dhe banorët e Obotit, të cilët duan të lëvizin nga fshati i tyre drejt zonave të tjera po ndihmohen në transport nga mjete të larta të ushtrisë.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të ardhshme priten sërish reshje të dendura, Forcat e Armatosura kanë marrë masa me efektivë dhe mjete për të qenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!