Dy javë pas përmbytjeve/Oboti ende nën ujë

schedule15:43 - 15 Mars, 2018

schedule 15:43 - 15 Mars, 2018

Kanë kaluar dy javë nga përmbytja dhe zona e Nënshkodrës është akoma nën ujë. Ditën e sotme ka rritje të nivelit të ujit në Obot të Anës së Malit. Reshjet dhe shkarkimet nga hidrocentralet kanë krijuar një sipërfaqe më të madhe me ujë, e cila aktualisht është 2620 ha.

Banorët e këtushëm duket se janë të mallkuar. Më shumë se dy javë të rrethuar nga uji. Në Obot të Anës së Malit në Shkodër ka shumë ushtarë të ardhur nga Vau i Dejës.

Aty pranë ndodhen dhe mjetet me të cilat u shkojnë në ndihmë banorëve.

“Kemi afruar shërbimet tona për të bërë të mundur kalimin banorëve nga fshati Obot për në rrugën kryesore të Muriqanit që lidh me Shkodrën, lëvizja është bërë me varka kur niveli i ujit ka qenë më i paktë me mjete të ushtrisë”.

Urgjente është furnizimi me ushqim për bagëtitë. 10 tonë koncentrant u dërguan këtë të enjte në Oblikë. Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ndërkohë sapo i njoftonte fshatarët.

“Qeveria po punon për të mbështetur me produkte ushqimore qytetarët, por në të njëjtën kohë edhe produkte bujqësore e blegtorale gjënë e gjallë”.

Ca varka gjysmë të shkatërruara që duhet të kenë mbetur nga përmbytjet e viteve të shkuara, shërbejnë për lëvizjen e tyre. Në secilën shtëpi ka një të tillë përballë.

Me çka erdhët?

Me varka, keq, po flasim boll, po nuk po na dëgjon kush, dëmet janë të pallogaritshme”.

“Ishalla na japin do shpërblime”.

Në Nënshkodër janë përmbytur 2620 hektar tokë bujqësore, pjesë më e madhe me të mbjella të stinës. Niveli i ujit në Anën e Malit po vjen në rritje dhe pse pritej përmirësim.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

/abcnews.al