Basha-Ramës: Ti e ke futur ekonominë në kolaps

schedule11:36 - 15 Mars, 2018

schedule 11:36 - 15 Mars, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar skemën e ndihmës ekonomike, duke hequr nga lista 30 mijë familje që janë në nevojë reale.

Basha u shpreh se Kryeministri e ka futur ekonominë në kolaps. Sipas tij Rama simbolizon dembelizmin dhe parazitizmin në Shqipëri, duke u dhënë miliona miqve të tij pa punuar, ndërsa akuzon shqiptarët se nuk duan të punojnë.

“Ke humbur çdo kontakt me popullin tënd të cilin e urren. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për t’i përdorur të varfërit për mish për top. Jemi këtu për të konstatuar të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do ti. 70% e familjeve më të varfëra janë të përjashtuar nga ndihma ekonomike, thotë Banka Botërore.

Shqipëria renditet në vendin e 112 përsa i përket indeksit të lumturisë. Ti në këto 3 javë je përpjekur t’u thuash shqiptarëve se ka punë, por këta nuk duan të punojnë. Unë kam qenë familje më familje, ata kanë kërkuar për punë deri sa dolën në fotografi me mua. Ku janë shtuar këto vende pune?

Të flasësh në ajër është e thjeshtë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps. Ju kujton shqiptarëve gjithmonë se janë dembel. Këta të koncesionarit të Fierit e të Elbasanit që marrin para pa punuar fare, çfarë janë? Ky është mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe parazitizmit në Shqipëri. Ka dhënë miliona për miqtë e tij pa punuar fare. Ju merr shpirtin njerëzve të varfër. I heq nga ndihma ekonomike se kanë televizor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!