Rama: Të vendosur për reformën e ndihmës ekonomike

schedule11:02 - 15 Mars, 2018

schedule 11:02 - 15 Mars, 2018

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me mocion debatin e kërkuar nga opozita për përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve në nevojë.

Kryeministri Edi Rama e quajti një reformë të vonuar për më shumë se çerek shekulli, ndërsa shprehet i vendosur për të çuar para reformën e ndihmës ekonomike.

Sipas tij asnjë i aftë për punë nuk do të marrë ndihmë ekonomike.

Rama: Sistemi është dinamik, familjet abuzive, aplikantët abuzivë, por edhe të tjerët që janë përfshirë të gjithë janë verifikuar dhe vazhdojnë të verifikohen. Skema është fleksibël. Për muajin shkurt janë 2900 familje të reja që janë përfshirë në skemë për herë të parë nga riaplikimi.

Ne e nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh, duke përjashtuar televizorin, frigorifrin dhe bolierat.

Llogaritë e të ardhurave të pensioneve apo të ardhurave nga emigracioni shërbenin për të përjashtuar shumicën e familjeve të varfra.

Eliminuam çdo burokraci që merrte kohë për familjet e varfëra, 8 nga 9 dokumentat u hoqën.

Këto ndryshime që ne sollëm përmes fillimit të zbatimit të reformës kanë mundësuar që mbi 18 mijë familje të aplikojnë për ndihmë ekonomike, ndërkohë që me skemën e vjetër ishin të përjashtuar.

Në 2 muaj të skemës janë mbi 10 mijë familje që kanë përfituar ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!