Shumica e kampionateve evropianë të futbollit, po përgatiten për të rifilluar aty ku e lanë prej koronavirusit. Ditën e sotme janë konfirmuar datat e rinisjes së dy kampionateve ku luajnë shumë lojtarë shqiptarë.
Superliga turke e zhvilloi ndeshjen e fundit në 17 mars. Presidenti i TFF (Federata Turke e Futbollit), Nihat Ozdemir ka lajmëruar se kampionati do të rifillojë në datë 12 qershor. “Shpresoj që vendimi të jetë në të mirë të vendit dhe futbollit turk”, shprehet Ozdemir. Mbi 3500 vdekje janë regjistruar në Turqi nga COVID-19, teksa numri i personave të infektuar po i afrohet shifrës 130 mijë.
Më herët do të rinisë kampionati në Kroaci. Vendi ballkanik regjistron 85 persona të vdekur dhe mbi 2 mijë të infektuar. Në fillim do të nisë Kupa e Kroacisë në datë 30 maj, ndërsa një javë më pas do të rifillojë edhe kampionati. /abcnews.al