Karabinierët kanë shkatërruar një bandë kriminale shqiptare, që merrej kryesisht me grabitje, në rajonin e Lombardisë.
7 shtetas shqiptarë janë arrestuar me urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Milanos. Idenditeti i tyre nuk bëhet i ditur.
Mediat italiane shkruajnë se ata i përkasin moshës 20 deri në 26 vjeç. Shqiptarët akuzohen për krime kundër pronës publike dhe private, si dhe shpërndarje droge.
Hetimet për këtë rast kanë nisur në janar të vitit të kaluar. Banda kriminale ka kryer 15 grabitje të stacioneve të shërbimeve dhe disa grabitje banesash në Milano. /abcnews.al