Ky është momenti prekës kur babai i 4 fëmijëve duartrokitet nga stafi i NHS, teksa lë spitalin pas 7 javë betejë me koronavirusin.
Spitali ‘Royal Gwent Hospital’ në Newport postoi një video të Scott Howell, 48 vjeç, duke u larguar.
Infermierët dhe doktorët u rreshtuan në korridore për të duartrokitur Howell, i cili gjithashtu duartrokiste duke shprehur mirënjohje për stafin mjekësor.
Ai tashmë është kthyer në shtëpi, ku është ritakuar me gruan e tij dhe 4 fëmijët e tyre, pasi kaloi 7 javë në spital.
Howell ishte pacienti i parë me koronavirus në trajtim intensive në spital.
Howell tha: ‘Personeli këtu më shpëtoi jetën – unë kam qënë në gjendje kome në kujdes intensiv dhe zemra ime ndaloi dy herë, por ata ia dolën të më rikthenin në jetë.
‘Është kaq e mrekullueshme të jesh në ajër të pastër pas kaq javësh dhe që më në fund të shohësh familjen tënde./abcnews.al