Video/Shpërthim eksplozivi në Tiranë, një i plagosur rëndë

schedule11:28 - 12 Mars, 2018

schedule 11:28 - 12 Mars, 2018

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në një dyqan celularësh në Tiranë. Një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë institutit të Higjienës, tek rruga e Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur nga një lëndë e papërcaktuar dhe i plagosur rëndë ka mbetur Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar në këtë servis celularësh.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Informacion paraprak i Policisë Tiranë

Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar. Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinën e punës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al