“Intubimi është shansi i fundit”, Dr. Silvana Bala flet për gjendjen e pacientëve me COVID-19

schedule19:18 - 27 Prill, 2020

schedule 19:18 - 27 Prill, 2020

Prof. Dr. Silvana Bala, shefe e Shërbimit të Pneumologjisë në një intervistë për “ABC News” ka folur për situatën e COVID-19. Bala tha se rastet të cilët kanë humbur jetën kanë qenë raste të cilat ishin të prekur nga sëmundje.

Bala tha për gazetarin Endri Xhafo se pneumonia vendin ku trajtohet e ka në spitalin e sëmundjeve të mushkërive “Shefqet Ndroqi”.

Për një pacient me COVID pozitiv dhe me pneumoni bëhen një mjekim i kombinuar në bazë të të gjithë protokolleve të aprovuar nga OBSH.

“Sot që flasim kemi një situatë të qëndrueshme. Kemi të sëmurë të cilët ndiqen në pavion në gjendje klinike stabël. Kemi dhe një të sëmurë i cili është i intubuar në reanimacion”, u shpreh Bala.

Më tej ajo tha se pacientët që kanë humbur jetën kanë qenë raste në mjekim të kompletuar për COVID-19 dhe pneunomi.

“Të gjithë duhet ta dinë se Sars, Covid-19 penomoninë e japin në aspekte të ndryshme. Pneumonia, qoftë nga viruset qoftë nga shkaktarë të tjerë bakterial vendin ku trajtohet e ka në spitalin e mushkrive “Shefqet Ndroqi”.

Kjo ishte një nga arsyet të cilët pacientët meqë paraqesnin një komplikacion që po i rrezikonte jetën, u pa e arsyeshme që vendi më i specializuar për të transferuar ishte Sanatoriumi.

Të gjithë viruset bashkë më COVID, japin në mushkëri në pneumoni, që çon në pamjaftueshmëri në frymëmarrje në varësi të shtrirjes që bën në kapjen e mushkrisë”, tha Bala.

Cila është vlera e shtuar që ka dikush nga pikpamja e trajtimit klinik?

Bala: Fusha respiratorë ëshë një vlerë e shtuar që i japim pacientëve me COVID-19. Kemi një ndërthurje të terapisë.

Më tej ajo theksoi se ka pasur edhe raste të ardhura nga 127.

“Tek ne kanë qenë 4 persona të intubuar në reanimacion, së bashku me personin aktual bëhen 5. Ndër të intuabuarit ka qenë edhe një i sëmurë i cili ka paraqitur probleme kardiake”, u shpreh ajo.

Çdonjeri që intubohet a i humb shpresat?

Bala: Është një procedurë mjekësore të cilën mjeku e bën për të shpëtuar jetën. Intubimi është shansi i fundit që mjeku i jep pacientit për të shpëtuar jetën.

Të sumurët me kronikë respiratorë, duhet patjetër të paraqiten tek mjeku i familjes apo në qendra ku ndodhen mjekë pneumologë. Nëse ne do të ruanim distancimin social, të përdornim maska dhe nëse do të kujdesemi që në shenjën e parë mund të kemi rezultate pozitive për parandalimin e kësaj pandemie.

Më tej ajo theksoi se maska duhet të përdoret për të mbrojtur jo vetëm personin e shëndoshë, por edhe vet i prekuri mbrohet.

“Në këtë periudhë edhe pse me raste të pakta rekomandohet patjetër mbajtja e maskave, pasi në këtë mënyrë ndërprehet edhe përhapja e zinxhirit ushqimor. Të paktën në dy apo tre pika kryesore duhet të kemi farmaci 24 orë të hapur”, tha Bala. /abcnews.al