Lorenc Trashi e ka ndjerë si detyrim të bëjë një sqarim në lidhje me një video të postuar ditën e sotme nga “newsport.al”. Mbrojtësi i majtë shfaqet duke kënduar “kush s’kërcen është morr i kuq”, me siguri me shaka, sikurse edhe thotë ai në sqarimin e tij në “Instagram”.
“Së fundmi qarkullon një video në rrjetet sociale, ku emri im përdoret për të prishur marrëdhënien time të ngushtë me klubin dhe tifozët e Partizanit. Çdo shaka që bëhet mbetet mes familjes tonë të madhe dhe kjo duket shumë qartë, pasi ka shkaktuar shumë humor tek të gjithë ne.
Besoj se nuk ka vend për të folur për marrëdhënien time me tifozët, që është relativisht shumë e mirë”, shkruan Trashi, i cili është prej gjashtë vitesh pjesë e Partizanit. /abcnews.al