Siçilia gati për të pritur turistë, prezanton paketën joshëse

schedule08:25 - 25 Prill, 2020

schedule 08:25 - 25 Prill, 2020

Në përpjekje për të joshur pushuesit pas bllokimit të koronavirusit, Siçilia do të paguajë gjysmën e çmimit të biletave për turistët.

Gjithashtu, qeveria rajonale do paguajë një në çdo tre netët e tyre të hotelit dhe të gjitha biletat e tyre për muzetë dhe vendet arkeologjike.

Një buxhet prej 50 milion € do të paguajë për skemën pasi dëmet nga koronavirusi  në industri janë prej rreth 1 miliardë eurosh vetëm në mars dhe prill.

Kuponat do të vihen në dispozicion në faqen e internetit të turizmit të ishullit, sipas “The Times”. Në Itali 13 përqind e PBB-së vjen nga turizmi dhe vendi tashmë po planifikon mënyra për të rindërtuar sektorin.

Turizmi europian pritet të bjerë deri në 70 përqind për shkak të krizës koronavirusit dhe të jetë ndër industritë me ndikim më të madh të kontinentit. Një resort spanjoll po përpiqet të kapërcejë këtë situatë duke lëshuar certifikata “COVID falas” për hotelet e saj, ku përqafimet, shtrëngimet e dorës dhe puthjet do të jenë të ndaluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!