Përfaqësuesja ligjore e shoqërise civile, Mirela Jorgo ka depozituar kallëzim penal për Kryetarin e Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako.
Sipas saj, Bashkia e Durrësit ka tenderuar ndërtimin e sheshit të projektit Veliera për vazhdimin e punimeve për fazën e dytë, ndërkohë projekti ka mbetur peng i një beteje të gjatë ligjore.
Jorgo tha se kryebashkiaku Dako ka shkelur ligjin dhe prandaj ajo ka bërë gati kërkesë padinë për ta depozituar pranë organit të akuzes dhe sektorit të krimit ekonomik.
Pak ditë më parë gjykata administrative vendosi të mos lejohen punime në zonën A arkeologjike, por nga ana tjetër lejoi nisjen e punimeve në pjesen tjetër të projektit, duke mos e shpallur të paligjshem ndërtimin. Shoqëria Civile është në pritje të vendimit përfundimtar./abcnews.al