Dhuron tre ton ushqime falas, sulmuesi i Brazilit s’e harron vendlindjen

schedule16:54 - 24 Prill, 2020

schedule 16:54 - 24 Prill, 2020

Futbollistët brazilianë kanë një lidhje të madhe me vendin e tyre. Mbi 3000 njerëz kanë humbur jetën prej koronavirusit në vendin latin dhe varfëria është një nga problemet më të mëdha, sidomos në këto kohë të vështira.

Gabriel Jesus nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka vendosur të tregojë zemrën e tij të madhe. 23-vjeçari nga Sao Paulo ka dhuruar tre ton ushqime falas për të varfrit e Jardim Peri, lagjen ku është rritur dhe jo vetëm.

Sulmuesi i Manchester City dhe kombëtares së Brazilit, dhuroi 400 shporta me ushqim para dy javësh, teksa tani ka vendosur të rrisë sasinë e ushqimit të dhuruar për bashkëkombasit e tij të uritur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!