Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gareth Bale: Situatë e vështirë, rikthehemi kur te jetë e sigurt

schedule14:21 - 22 Prill, 2020

schedule 14:21 - 22 Prill, 2020

Gareth Bale është izoluar, si të gjithë në Madrid. Uellsiani e pranon se nuk është aspak e lehtë të qëndrojë në izolim, por kjo është gjëja e duhur për momentin dhe e kupton që të gjithë duhet të sakrifikojnë për ta kaluar këtë moment të vështirë që po e përjeton e gjithë bota.

“Të mbyllesh për gjashtë javë nuk është një gjë e lehtë. Nuk mund të dalim shëtitje ose të ushtrojmë sport. Është mjaft e rëndë, por po bëjmë atë që është më e mira për të gjithë. E kuptojmë që këto janë sakrifica të nevojshme, pasi autoritetet po përpiqen t’i bëjnë gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Në lidhje me rikthimin në fushë, për BT Sport, Bale shton: “Të gjithë duan të kthehemi të luajmë, por gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë atë gjë kur të jemi të sigurt. Nuk duam të kthehemi shumë shpejt. Gjithçka duhet të bëhet në mënyrë të sigurt”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!