Ministri i Shëndetësisë jep lajmin: Në Britani nis të enjten testimi te njerëzit i vaksinës kundër Covid-19

schedule22:41 - 21 Prill, 2020

schedule 22:41 - 21 Prill, 2020

Në Britani do të nisë të enjten testimi tek njerëzit i vaksinës ndaj Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ky i fundit tha se një vaksinë e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit të enjten.

“Në kohë normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste vite, dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani,” tha ai në një konferencë.

Hancock tha që ai do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion paund (24.5 milion dollar), si dhe një 22.5 milion paund shtesë në fondet për studiuesit në Imperial College London.

“Asgjë në lidhje me këtë proces nuk është e sigurt. Zhvillimi i vaksinës është në fazat e provës dhe gabimi është i pashmangshëm. Kjo është natyra e zhvillimit të vaksinave”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është kritikuar për reagimin e ngadaltë ndaj pandemisë dhe për mungesën e testimit dhe pajisjeve mbrojtëse personale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!