Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht imigracionin në SHBA.
Ky vendim sipas tij është për shkak të pandemisë, pasi kombi është duke luftuar me shëndetin dhe efektet ekonomike të koronavirus.
Masat janë marrë për t’i bërë ballë sulmeve nga armiku i padukshëm sikurse është cilësuar ndryshe pandemia e COVID-19, si dhe për të mbrojtur vendet e punës në SHBA.
Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur mekanizmi që do të përdorë Presidenti Trump për të pezulluar emigracionin, gjithashtu i paqartë është edhe fakti se sa kohë mund të zgjasë një pezullim i tillë./abcnews.al