Niveli i ujit në Liqenin e Fierzës është vetëm një metër poshtë kuotës maksimale të lejueshme. Nëse prurjet do të vazhdojnë me shpejtësi portat e këtij hidrocentrali do të hapen. Kurse në Vaun e Dejës shkarkimet vazhdojnë me 800 metra kub në sekondë.
Reshjet e shiut nuk kanë pushuar në verilindje të vendit. Prurjet e lumenjeve në liqenin e Fierzës po rrisin nivelin e ujit me shpejtësi. Rreth një metër i duhet për të arritur kuoteën maksimale liqenit të Fierzës.
Përmirësimi i motit, shkrirja e borës dhe reshjet e shiut i kanë çuar prurjet në më shumë se 2500 metër kub ujë në sekondë. Shkarkimet e kontrolluara duket se nuk kanë ndikuar për ta mbajtur situatën nën kontroll e me këtë ritëm prurjesh ndoshta Fierza do të nisë shkarkime më të shpeshta dhe në sasi më të mëdha se 300 metërkub ujë në sekondë.
Ndërkohë nga rritja e nivelit të ujërave në Lumin Buna por edhe baticës në detin Adriatik probleme ka pasur edhe në territorin e Malit të Zi. Në grykederdhjen e Bunës në pjesën e Ulqinit janë përmbytur rreth 600 shtëpiza druri dhe 10 restorante.
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata
Gazetar ABC News, Shkodër: Simon Shkreli
/abcnews.al