Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, kanë nisur një tur takimesh me bazën. Këtë e bën të ditur vetë Patozi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Ai sqaron se fillimisht janë ndalur në Korçë, Pogradec e Devoll. Ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij, shkruan Astrit Patozi, i cili nënvizon se në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre./abcnews.as
Patozi e Bode nisin tur takimesh me demokratët
schedule16:39 - 4 Mars, 2018
schedule 16:39 - 4 Mars, 2018