Juncker: Asnjë shtet s’anëtarësohet në BE pa zgjidhur çështjet kufitare

schedule16:12 - 3 Mars, 2018

schedule 16:12 - 3 Mars, 2018

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bën të qartë se asnjë shtet nuk mund të anëtarësohet në BE pa zgjidhur çështjet kufitare. Në një intervistë për euronews ai foli edhe për vizitën e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në një prononcim për Euroneës ka folur për ndikimin e çështjeve të pazgjidhur në procesin e zgjerimit të BE-së. Duke komentuar vizitën e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor, jep dhe një udhëzim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian: “Mesazhi im i përgjithshëm në rajon dhe veçanërisht sa i përket dy vendeve të përmendura, është se asnjë vend nuk do të jetë anëtar i Bashkimit Europian nëse mosmarrëveshjet e kufirit nuk janë të mbyllura. Ata duhet të vendosin rendin në rajon. Ne nuk po importojmë paqëndrueshmërinë e mbetur në Ballkanin Perëndimor, por ne duam të eksportojmë stabilitetin tonë. Pra, të gjitha vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian duhet të zgjidhin çështjet kufitare dhe ne kemi shumë çështje kufitare në këtë rajon”.

Juncker pyetet nga gazetarja e Euronews edhe për rolin e Bashkimit Europian në negociatat mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit për emrin.

“Presioni nuk është një instrument që duhet të përdorim. Ne po inkurajojmë grekët dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të gjejnë një marrëveshje sa i përket emrit. Ata janë në një proces negociimi, ne nuk duhet të ndërhyjmë”.

Ndërsa presidenti i Komisionit Europian përmend ndikimet e huaja në Ballkanin Perëndimor, nënvizon faktin se lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë shikohet si problematikë. Kurse për Turqinë, Juncker thotë se luan një rol në rajon, por që nuk është aq i madh sa mendojnë njerëzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!