Policia e Durrësit ka zbardhur motivin e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 16-vjeçari Anxhelo Gjokazaj. Autori ka treguar në polici se viktima e kishte ofenduar dhe në përleshje e sipër Devi Lala ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur për vdekje.
“Anxhelo erdhi në vendin ku po qendroja dhe më shikonte. Unë e pyeta, pse më sheh, ndërsa ai nisi të me ofendonte. I kërkova të më linte të qetë, por nuk u bind, duke më share akoma më shumë“.
Kështu e nisi dëshminë e tij në polici Devi Lala, autori i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në Durrës.
“Në ofendime e sipër u konfliktuam fizikisht. Gjatë përleshjes nxorra thikën dhe qëllova. Ai u shtri përtokë i gjakosur, ndërsa unë u largova. Nuk ishte qëllimi im ta vrisja, thjesht po mbrohesha” -mësohet të ketë deklaruar 17 vjeçari.
Adoleshenti ka thënë për hetuesit e çështjes se ishte një grindje e çastit, ajo që përshkallëzoi deri në përdorimin e mjeteve prerëse, duke shprehur pendesë për krimin.
Vrasja ndodhi pasditen e së premtes në Spitallë të Durrësit.
Mësohet se viktima Anxhelo Gokazaj sapo kishte lënë ambjetet e shkollës në të njëjtën zonë, pasi ishte nxjerrë nga ora e mësimit për shkak të vonesës, ku është ndeshur me 17 vjeçarin Devi Lala.
I riu nuk mundi t’i mbijetojë goditjes që mori me thikë./abcnews.al