Shumë zhurmë nga Turqia për lojtarë të Superiores. Ernest Muçi dhe Sherif Kallaku janë lakuar si objektiva të Menemenspor, skuadrës që mori nga Laçi Gentian Selmanin dhe David Domgjoni.
Klubi, që garon në ligën e dytë turke, po sheh për lojtarë të tjerë cilësorë në Superiore dhe një nga lojtarët që pëlqehet është sulmuesi Kyrian Nwabueze, i cili ka spikatur me Laçin. 17 gola të realizuar dhe normalisht për të ka interes nga disa klube.
Në Turqi para dy ditësh raportuan se Menemenspor është i bindur për cilësitë e sulmuesit dhe se vetë Nwabueze e ka mirëpritur ofertën e tyre. Nigeriani me pasaportë amerikane e ka hedhur poshtë diçka të tillë, duke reaguar në rrjetet sociale.
“Fake News” shkruan sulmuesi, i cili ka edhe një vit kontratë me Laçin. Në verë mund të ketë një largim të tij, por vetëm për ofertën e duhur dhe për një kampionat më të fortë. / abcnews.al