Në afërsi të “21 Dhjetorit”, bizneset vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Në një vëzhgim nga gazetarja e “ABC News” Xhensila Kodra, duket se ka ndodhur e kundërta dhe bizneset e reja që u është lejuar të hapen në këtë situatë pandemie ditën e sotme kanë bërë të kundërtën.
Kryministri Edi Rama njoftoi edhe listën e bizneseve të cilët do të kenë mundësi të hapen duke respektuar masat e vendosura për parandalimin e COVID-19. U njoftua se ditën e sotme dyqanet e tregjeve për veshje, dyqanet e kozmetikës, sektori i peshkimit, hoteleritë do të qëndrojnë të hapura. Gazetarja Xhensila Kodra në një lidhje për “ABC e mëngjesit” tha se në zonën “21 Dhjetori” qëndrojnë të hapura vetëm dyqanet e bulmeteve. Ndërsa dyqanet e publikuara për tu hapur si ajo e tregimit të rrobave ende vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Për fabrikat e ndryshme të prodhimit është vendosur që të ketë marrje të masave të nevojshme si doreza, maska apo të dezinfektantëve. Mbrëmjen e djeshme një tjetër vendim Rama deklaroi që të gjitha bizneset që nuk ishin në listen e E-albania duhet të aplikonin në këtë program për të marrë leje dhe duhet të pritojnë përgjigjen për ta vendosur në ambientet e tyre.
Ndërkohë gazetari Simon Shkreli tha për abcnews.al se gjatë ditës së sotme vihet re një lloj lehtësimi apo një lloj lëvizjeje në qytetin e Shkodrës. “Nuk shihen grumbullime të njerëzve, por distancime dhe respektim të masave. Në këtë fazë të dytë të lehtësimeve në Shkodër nuk shihen grumbullime në aktivitetet e hapura”, raportoi gazetari.
Shkreli tha se numri i të infektuarve në Spitalin rajonal të Shkodrës ka shkuar në 8./abcnews.al