Donika Gashi, gazetare ne KTV në një lidhje më “ABC e mëngjesit” ka folur për situatën e koronavirusit në Kosovë.
Gashi tha se shumica e personave të prekur janë nga komunat veriore, ndërsa 6 raste janë raportuar në komunën e Suarekës. Kosova ka hyrë në javën e dytë të kufizimit të qytetarëve. Edhe pse janë ndërgjegjësuar, infektimi nga Covid ka pasur një rritje.
Gjithashtu gazetarja tha se tashmë në Kosovë 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi./abcnews.al