Guvernatori Andrew Cuomo ka njoftuar se në New York tashmë martesat mund të realizohen nëpermjet video-konferencave.
“Tani nuk ka më shfajësime, mund të martohesh në platformën Zoom. Mjafton të thuash ‘po ose jo’, ka bërë shaka ai duke njoftuar masat që do të bëjnë të mundur martesat në distancë, duke autorizuar fuksionarët të jenë në ceremoni nëpërmjet videos.
‘Kemi firmosur një urdhër ekzekutiv që u jep mundësinë personave të kenë certifikatën martesore, nëpërmjet videos’, ka shtuar Mellisa DeRosa, sekretarja e qeverisë demokratike, në një konferencë për shtyp.