Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 30 raste të reja me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 510.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 242 mostra, prej të cilave 30 kanë rezultuar pozitive.
IKSHPK njofton:
“ Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë. ”
Instituti ka bërë të ditur gjithashtu se janë shëruar edhe 9 persona të prekur nga koronavirusi. /abcnews.al/