EMRI/ Po pastronte armën e shërbimit, plagoset efektivi i policisë në Vlorë

schedule20:19 - 17 Prill, 2020

schedule 20:19 - 17 Prill, 2020

Në spitalin e Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje ka mbërritur një person i plagosur me armë zjarri.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i plagosuri Ardjan Shehaj është punonjës i policisë në Vlorë. Ndër të tjera mësohet se efektivi i policisë është plagosur aksidentalisht në momentin që ka qenë duke pastruar armën e shërbimit.

Aktualisht i efektivi i plagosur ndodhet në sallën kirurgjikale të spitalit nën kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi i policise:

Mbrëmjen e sotme, punonjësi i policisë A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!