Koncert në kohë pandemie, Bujar Qamili: Ishte emocion i veçantë, do e mbaj mend gjatë

schedule10:54 - 12 Prill, 2020

schedule 10:54 - 12 Prill, 2020

Artisti Bujar Qamili ka zhvilluar koncertin e tij të parë pa spektatorë në kohë karantine.

Në një prononcim për Abc News artisti është shprehur se ishte një emocion i madh për të një koncert i tillë pasi ishte hera e parë që ai kishte kënduar larg spektatorëve dhe në rrugë të boshatisura.

Ishte një emocion shumë i veçantë në jetën time do e mbaj mend gjatë në historikun e karrierës sime. Koncerti është regjistruar dhe pse rrugët ishin të boshatisura të gjithë shkodranët kishin dalë nëpër dritare për të ndjekur koncertin. Nuk është e imagjinueshme kënaqësia që kam marrë nga ky koncert, ku i kalonte të gjithë përmarsat e koncerteve të realizuar deri më tani, nuk kishte kënaqësi më të madhe për mua kur i shikoje njerëzit në dritare”, tha këngëtari Qamili.

Këngëtari Qamili në një lidhje direkte për Abc News është shprehur ndër të tjera se repertori ishte i zgjedhur nga ai dhe herë pas here shkodrasnët e kanë shoqëruar në refrenin e disa knëgëve. Artisti është shprehur se në fillim qytetarët e morën shumë më lehtë seç duhet por më pas të gjithë u ndërgjegjësuan.

“Vetëm dy raste kur e gjjithë Shqipëria ishte e prekshme në fillim u mor shumë lehtë, por më pas u ndërgjegjësuar, dhe tashmë çdo gjë duket se po shkon mirë”.

Në fund Bujar Qamili ka bërë një apel për të gjithë shqiptarët ku ka theksuar se tashmë jemi në ditët e fundit dhe duhet të bëjnë dhe pak durim për të dalë sa më mirë nga kjo luftë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!