“Piva 250 cigare pas finales së Kupës së Botës, nuk fola dy vite me Zidane”

schedule17:14 - 11 Prill, 2020

schedule 17:14 - 11 Prill, 2020

Finalja e Kupës së Botës së vitit 2006 nuk harrohet kurrë nga tifozët italianë. Kombëtarja e kaltër mposhti Francën pas goditjeve të penalltive dhe fitoi trofeun e madh për herë të katërt në histori. Zidane la “gjelat” më dhjetë lojtarë në shtesa pas goditjes së famshme me kokë ndaj Marco Materazzit.

Një veprim që Willy Sagnol iu desh kohë t’ia falte. Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen rrëfen gjithçka për Radio Montecarlo, por në një moment inati i kaloi dhe u pajtua me ish-mesfushorin e madh.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, Zidane na kërkoi falje të gjithëve, por unë nuk ia pranova kurrë. Nuk doja t’ia dëgjoja zërin, nuk ishte momenti i duhur, kishte shumë zhgënjim në ato momente. Shkova në banjë dhe piva 250 cigare brenda 10 minutave.

Nuk i fola me gojë për dy vite radhazi. Gjithsesi, në vitin 2008, u martova dhe gruaja më kërkoi që ta ftonim në dasmë. E telefonova, të nesërmen hëngrëm mëngjesin së bashku dhe shijuam një bisede të këndshme“, deklaron Willy Sagnol. /abcnews.al