Nuk ka futboll në Angli, BT Sport “nderon” tifozët me vendimin e fundit

schedule08:10 - 9 Prill, 2020

schedule 08:10 - 9 Prill, 2020

Televizioni sportiv anglez, BT Sport, ka vendosur të rimbursojë të gjithë njerëzit që kanë abonim për të parë Premier Leaguen angleze. Televizioni ka vendosur të rimbursojë tifozët për muajin prill dhe maj, pasi kampionati anglez vështirë të rifillojë gjatë këtyre dy muajve.

Gjithashtu, BT Sport ka menduar edhe për mjekët dhe infermierët, pasi iu ka dhënë mundësi njerëzve që me paratë e rimbursuara, të kenë mundësinë t’i japin për bamirësi.

Përhapja e Koronavirusit ka qenë e madhe në Angli, madje dhe vetë Kryeministri Boris Johnson ishte i prekur dhe në gjendje të rëndë deri pak orë më parë, por tani është raportuar në gjendje të qëndrueshme dhe të përmirësuar./abcnews.al