“Të kujdesemi për shëndetin mendor”, psikologia: Kjo pandemi do të sjellë një ndryshim të përditshmërisë

schedule10:20 - 8 Prill, 2020

schedule 10:20 - 8 Prill, 2020

Covid-19 ka shkaktuar një numër të lartë të viktimave në të gjithë botën. Përveç shifrave tragjike të raportuara në të gjithë botën për personat që kanë humbur jetën, kjo pandemi pritet të sjellë edhe pasoja psikologjike.

Psikologia Enertila Bekteshi në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit”, tha për gazetarin Enkel Demi se qytetarët duhet të tregojnë kujdes ndaj shëndetit mendor, për ta përballuar këtë situatë.

“Pasojat e shkaktuar nga kjo pandemi nuk janë të njëjta tek secili person. Pasojat mund ti kenë më të thella edhe nga kushtet në të cilat jetojnë. Duhet të përshtatemi me situatën. Kanë kaluar ditë dhe besoj se njerëzit kanë filluar të mësohen. Kemi arritur të përballojmë situata të vështira, dhe mendoj që edhe këtë situatë do ta përballojmë”, u shpreh ajo.

Më tej psikologia theksoi se kjo pandemi do të sjellë një ndryshim të përditshmërisë.

“Kjo do të ndikojë thellë në psikologjinë tonë. Duke parë edhe pandemitë e mëparshme, do të ketë një mekanizëm për tu përshtatur. Kjo gjeneratë do të ketë luhatje dhe kur të dalim nga e gjithë kjo do të ketë më shumë kujdes”, u shpreh Bekteshi./abcnews.al