PDIU reagon ndaj krizës me emigrantët: Kufiri iu mbyll shqiptarëve dhe iu hap ekstremistëve grekë

schedule14:34 - 6 Prill, 2020

schedule 14:34 - 6 Prill, 2020

PDIU ka reaguar ndaj bllokimit të emigrantëve shqiptarë në kufi për shkak të masave tëmarra ndaj koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, PDIU bën një paralelizëm mes ekstremistëve grekë që ngritën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir në Himarë pak ditë mëparë si edhe emigranjtëve që kanë mbetur në kufi.

Sipas PDIU, kufiri qendron i mbyllur për shqiptarët, por jo për ekstremistët grekë që hyjnë dhe provokojnë vendin.

“PDIU i bën thirrje qeverisë që ti lejojë shqiptarët të hyjnë urgjentisht në Atdhun e tyre, ti jepet ndihma e duhur mjeksore dhe të karantinohen në struktura shtetërore të specializuara.

Ndërkohë po dje, shteti shqiptar ka lejuar që ekstremistët grekë të hyjnë në Himarë dhe të nxisin përçarjen etnike me aktin e ngritjes së flamurit të Vorio- Epirit, ndërsa shtetasit shqiptarë nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre”, reagon PDIU.

Reagimi i plotë

PDIU: BABE , hape derën për Shqiptarët dhe mbylle për ekstremistët e Vorio-Epirit!!!

PDIU po ndjek me shqetësim të thellë situatën dramatike të shtetasve shqiptarë të bllokuar në kufirin shqiptar, (e theksojmë jo në atë grek).

PDIU reagon me forcë ndaj qëndrimit absurd të qeverisë shqiptare, duke i rikujtuar se jeta njerëzore dhe ajo e çdo shqiptari është e shenjtë.

PDIU i bën thirrje qeverisë që ti lejojë shqiptarët të hyjnë urgjentisht në Atdhun e tyre, ti jepet ndihma e duhur mjeksore dhe të karantinohen në struktura shtetërore të specializuara.

Ndërkohë po dje, shteti shqiptar ka lejuar që ekstremistët grekë të hyjnë në Himarë dhe të nxisin përçarjen etnike me aktin e ngritjes së flamurit të Vorio- Epirit, ndërsa shtetasit shqiptarë nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre.

BABË, hape derën për Shqiptarët dhe mbylle për ekstremistët e Vorio-Epirit!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!